Building Construction

 

Emri i Projektit   Përshkrimi i Shërbimeve
 
Sherbime Supervizioni BKT Klienti: Banka Kombëtare Tregtare (BKT)

Kohëzgjatja e Kontratës: 10/2016 – 11/2016

Qëllimi i Kontrates është mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit për rehabilitimin e degëve të BKT-se në Shqipëri. Keto punime ndërtimi do të kryhen nga Kontraktori pa leje ndërtimi por vete me Para – Deklarim për kryerjen e punimeve siç parashikohet në Ligjin nr. 107.2014 “Mbi Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar. Sherbimet e mbikëqyrjes përfshijnë sa më poshtë:

  • Rishikimi i Projekt Zbatimit të përgatitur nga Kontraktori
  • Kontrolli sasior dhe cilësor i punimeve të ndërtimit të kryera nga Kontraktori
  • Kontrolli i afateve kohore
Supervizioni i Kapanonit Industrial për Përpunimin e Metaleve, 1 Kat Klienti: Emante sh.p.k.

Kohëzgjatja e Kontratës: 11/2015 -07/2016

Projekti konsiston në supervizionin  e punimeve të ndërtimit të kapanonit industrial për përpunimin e metaleve të kompanisë Emante sh.p.k.. Objekti ka strukturë metalike dhe lartësi 1 kat. Struktura do të përdoret për përpunimin e profileve metalike dhe paneleve sandwich.

Supervizioni i Magazines 3 Kat + 1 Kat Parkim Nëntokësor në Kashar, Shqipëri Klienti: CRC sh.p.k.

Kohëzgjatja e Kontratës: 09/2015 -09/2016

Projekti konsiston në supervizionin  e Ndërtimit të Magazinës së CRC sh.p.k. në Kashar, Tiranë. Objekti ka strukturë beton arme dhe ka 3 kate dhe një kat parking nëntoksor. Struktura do të përdoret për qëllime magazinimi të pajisjeve elektronike/kompjuterike, ambjente administrative dhe parkim.  Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 3300 m2. Lartësia maksimale e strukturës është 14.7m

Projektim i Sistemeve të Ujërave të Shirave dhe Kanalizimeve dhe i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza për Stacionin e Kompresorëve të TAP ACS03 në Fier, Shqipëri Investor: Trans Adriatic Pipeline AG Albania Klienti: Asprofos & CM Engineering (Greece) 

Kohëzgjatja e Kontratës: 06/2015 -12/2015

Gazsjellësi  Trans Adriatic Pipeline (TAP) do luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Europës me Gaz. Ky gazsjellës do të lidhë Europën Perëndimore dhe Jug-Lindore me burimet e gazit nga baseni i Kaspikut dhe më gjerë. Ai do të krijojë mundësi të reja në koridorin Jugor dhe përmes Europës dhe do të jetë jetësor për rajonin i cili ka kërkesa gjithmonë në rritje për energji. Projekti konsiston në projektim (Vizatime, Llogaritje, Raporte Teknike dhe Përshkrime, etj.) të sistemit të ujërave të shiut, sistemit të kanalizimeve dhe impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Stacionin e Kompresorëve ACS03 në Fier me një sipërfaqe të përafërt prej 15 ha.

Shërbime Inxhinierike nga Inxhinierë Lokalë të Liçensuar për Stacionin Matës ACS02 në Bilisht të Gazsjellësit TAP (Shqipëri) Investor: Trans Adriatic Pipeline AG Albania Klienti: Asprofos & CM Engineering (Greece) 

Kohëzgjatja e Kontratës: 08/2015 – 12/2015 

Gazsjellësi  Trans Adriatic Pipeline (TAP) do luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Europës me Gaz. Ky gazsjellës do të lidhë Europën Perëndimore dhe Jug-Lindore me burimet e gazit nga baseni i Kaspikut dhe më gjerë. Ai do të krijojë mundësi të reja në koridorin Jugor dhe përmes Europës dhe do të jetë jetësor për rajonin i cili ka kërkesa gjithmonë në rritje për energji. Projekti konsiston në pregatitjen dhe paraqitjen e dokumentacionit për marrje leje për infrastrukturën dhe godinat për Stacionin Matës ACS02 në Bilisht me një sipërfaqe prej 8.4 ha. Fushëveprimi i punës mbulon gjithë Stacionin Matës ACS02 në Bilisht të Gazsjellësit TAP në Shqipëri.

Shërbime Inxhinierike nga Inxhinierë Lokalë të Liçensuar për Tubacionin 211 km dhe 9 Stacione BVS të Gazsjellësit TAP (Shqipëri) Investor: Trans Adriatic Pipeline AG Albania

Klienti: Asprofos & CM Engineering (Greece) Kohëzgjatja e Kontratës: 07/2015 – 02/2016 

Gazsjellësi  Trans Adriatic Pipeline (TAP) do luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Europës me Gaz. Ky gazsjellës do të lidhë Europën Perëndimore dhe Jug-Lindore me burimet e gazit nga baseni i Kaspikut dhe më gjerë. Ai do të krijojë mundësi të reja në koridorin Jugor dhe përmes Europës dhe do të jetë jetësor për rajonin i cili ka kërkesa gjithmonë në rritje për energji. Projekti konsiston në pregatitjen dhe paraqitjen e dokumentacionit për marrje leje për infrastrukturën dhe godinat për gjithë Tubacionin kryesor prej 211 km të gazsjellësit dhe 9 Stacione BVS. Fushëveprimi i punës mbulon  gjithë Tubacionin kryesor prej 211 km të gazsjellësit dhe 9 Stacione BVS të Gazsjellësit TAP në Shqipëri.

Shërbime Inxhinierike nga Inxhinierë Lokalë të Liçensuar për Bazat e Tubave dhe Kampet e Puntorëve të Gazsjellësit TAP (Shqipëri) Investor: Trans Adriatic Pipeline AG Albania

Klienti: Asprofos & CM Engineering (Greece)

Kohëzgjatja e Kontratës: 03/2015 – 06/2015

Gazsjellësi  Trans Adriatic Pipeline (TAP) do luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Europës me Gaz. Ky gazsjellës do të lidhë Europën Perëndimore dhe Jug-Lindore me burimet e gazit nga baseni i Kaspikut dhe më gjerë. Ai do të krijojë mundësi të reja në koridorin Jugor dhe përmes Europës dhe do të jetë jetësor për rajonin i cili ka kërkesa gjithmonë në rritje për energji. Projekti konsiston në pregatitjen dhe paraqitjen e dokumentacionit për marrje leje për infrastrukturën dhe godinat për Bazat e Tubave dhe Kampet e Puntorëve. Fushëveprimi i punës mbulon të gjitha Bazat e Tubave dhe Kampet e Puntorëve në pjesën tokësore të Gazsjellësit në Shqipëri.

Supervizioni i Xhamisë së Namazgjasë, Tiranë, Shqipëri Klienti: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë 

Kohëzgjatja e Kontratës: 04/2015-04/2018

Projekti konsiston në supervizionin  e Ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë. Sipërfaqja totale 5200 m2 dhe xhamia me sipërfaqe 2415 m2. Lartësia maksimale e strukturës është 36.9m. Lartësia e minareve është 56.28m. Xhamia do të ketë dy kate në dhe për parking dhe qendër argëtimi për fëmijët.

Projekt Zbatimi Arkitektonik /Konstruktiv i Magazinës në Portin e Durrësit, Shqipëri Klienti: Durrës Container Terminal Sh.A.

Kohëzgjatja e Kontratës: 02/2015-05/2015

Shërbimet përfshijnë projektin Arkitektonik, Konstruktiv, HVAC, projektin Elektik dhe IT për 2500 m2 siperfaqje të mbyllur për qëllime pune dhe zyrash.

Projekt Zbatimi Konstruktiv i një Godine Shumëfunksionale 8+1 kate në Shkodër, Shqipëri Klienti: TALHA sh.p.k.

Kohëzgjatja e Kontratës: 02/2013-03/2014

Projekti konsiston në Analizën dhe Projektimin Konstruktiv të Detajuar të një godine shumëfunksionale të ndodhur në qytetin e Shkodrës me 8 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Sistemi strukturor është i kombinuar me mure dhe kollona beton-arme. Sipërfaqja totale është 8100 m2. Lartësia e Godinës është 32m.

Projekt Zbatimi Konstruktiv i Fabrikës së Miellit në qytetin e Cërrikut, Shqipëri Klienti: BLE-KLO-AR sh.p.k.

Kohëzgjatja e Kontratës: 11/2012-02/2013

Projekti konsiston në Analizën dhe Projektimin Konstruktiv të Detajuar të një godine 4-katëshe të ndodhur në Cërrik. Sistemi strukturor është me konstruksion çeliku. Sipërfaqja totale është 360 m2. Lartësia e Godinës është 12m.

Projekti Konstruktiv i një Kopshti Fëmijësh me Palestër, Austri Klienti: Verein Phonix fur bildung, kultur und sport, Austria

Kohëzgjatja e Kontratës: 04/2013-06/2013

Projekti konsiston në Projektin Konstruktiv të Detajuar të një godine 4-katëshe me rama beton-arme, 3800 m2. Themeli përbehet nga një pllakë Beton-Arme.

Projekt Zbatimi Arkitektonik /Konstruktiv i Magazinës në Sukth, Shqipëri Klienti: Individ Privat (Shqipëri)

Kohëzgjatja e Kontratës: 03/2009-06/2009

Shërbimet përfshijnë projektin Arkitektonik, Konstruktiv, HVAC, projektin Elektik dhe IT për 1000 m2 sipërfaqje të mbyllur për qëllime magazinimi dhe zyrash.

Projekt Zbatimi Arkitektonik /Konstruktiv i një Shtese Kati në Spitalin Amerikan, Shqipëri Klienti: Universalb Sh.A

Kohëzgjatja e Kontratës: 06/2008-09/2008

Shërbimet përfshijnë projektin Arkitektonik, Konstruktiv, HVAC, projektin Elektik dhe IT për 450 m2 sipërfaqje të mbyllur për qëllime zyrash në katin shtesë (i treti) mbi godinën kryesore ekzistuese të Spitalit Amerikan të Tiranës, Shqipëri.